Poezi nga, Alban Bala!

Poezi

PRANVERA ESHTE EMRI I GEZIMIT TONE

Pranvera eshte emri i gezimit tone
Gjakut te ri qe hyn rishtaz nder gishta:
Te gjelber jane damaret, te kalter syte.
Zemra eshte plot mall si arka e gjyshes.

Sytha plot drite buisin kureshtje,
Pafuqia cel shtigje te panisura
Kendojne lahutaret nder kreshta, por epika
Eshte nje lot drite.
Do fiket.

Sa here del dielli me merr malli per ty
Dhe vij te gjej mbi pragje femijesh.

Ma trego perseri: nuk ekzistojne ngjyrat
Gjethet i ngjyros drita.
Me merr perdore ta shetisim kujtesen
Ku njerezit jane hapa dhe fjalet – shtigje
Ta gjejme te ardhmen sic shihet ne qiell
Nje dallendyshe, nje ardhje qe iken, nje britme…

Kam vendosur t’i them te gjitha:
Pranvera eshte lekure per syte.

Fotografia e Alban Bala
NUK E DIJA

Nuk e dija se do me mbulonte kaq shpejt malli
Ajo debora e ndritshme me petale ngjyre roze
Nga qiejt kam kerkuar me sy te te shihja
Ne liqenet ku zambaket fshehin gjurma zogjsh
Ne malet me krahe e qafa te larta si pasthirrma
Nder pyjet si kapota ushtaresh te lodhur
Te kerkoja i bindur se do mund te te shihja
Ne shpine te tokes

Vec ne kemi mbetur ketu dhe koha
Ajo era e ngrohte
Qe rend mbi zerin tim dhe mban
Aromen tende brenda gjoksit.

Nuk e besoja se do te me merrte kaq shume malli
Kaq shume sa nuk e besoj dot…

Fotografia e Alban Bala
ME KANE IKUR FJALET

Me kane ikur fjalet, si zogjte qe shtegetojne.
Tash vec kuptimet e tyre bien ende rende me shirat naten.
Mbi strehet e vetmise ninullat e hershme shkrepin tinguj.
Gojen dhe fytyren i kam humbur ne nje pasqyre vargjesh.

Ne nje fije bari
Do te murosesha me lehte ne nje fije bari
Por heshtja jote eshte nje keshtjelle qe me rrezon cdo mbremje.
Ta kam thene se une nuk di te shkruaj vargje
Une flas me vete
Si nje vetetime qe bie mbi driten e saj te verber.

Jam nje liqen ku shirat mbollen gishtat prej kristali
Ne gjurme te prekjes sate, kur ece permbi ujra.
Aty ku vure kemben humba fjalet.
Tani andej nga ike vec udhetoj si lumi.

Ky eshte fati i burrit.

Dhe kerkoj fjale te reja,
Vise tingujsh te mbjella me te gjelber
Ullinj te rende e blire ngjyre ajri
Kam zbuluar si e ka zerin trendafili i eger
Jam ulur me trishtilet ne nje dege
Kam ndezur eren e me te jam ngrohur
Prej fjalesh qe i thote ne maj mes drithmash
E mbi nje ftua me nje blete kam folur
Me nje gjeth lofate kam prere pergjysem driten.

Por fjalet, fjalet me kane humbur pergjithmone…

Fotografia e Alban Bala
HEREN TJETER

Heren tjeter
Kur te jemi prane
Mbi kodren e Fratit te Mire
Me perqafo dhe me nxirr
Nga veladoni i syve te mbyllur

Me puth
Si rrezja e diellit
Trupin tim ngjyre pritjeje
Dhe me ver mbi buze
Rruzarin
E shenjte te kafshimit tend
Te florinjte

Heren tjeter
Kur te jemi bashke
Mbi Kodren e Fratit te Mire
Do ta rilindim nje femije

Dhe nuk do te jete Krishtlindje…

Fotografia e Alban Bala

 KAM NISUR TE TE SHOH NE FYTYRA TE PANJOHURAKam nisur te te shoh ne fytyra te panjohura.
Dje dikush ne rruge po qeshte me syte e tu mbi balle
Floket t’i kam pare ne nje qytet te larget, te huaj
Buzet – ne nje rrugice te harruar ku eshte rritur im ate.

Qeshjen ta kam degjuar me shpesh po s’e mbaj mend se ku.
Tani ti je e vetmja ure ku eci per te kaluar
Ne bregun tjeter vetes.
Fjalet nuk t’i kam gjetur dot ende, as shpirtin.
Malli ka vesin e njeriut: shfaqet mes gjurmesh
Ne heshtje.

Kam nisur te te shoh dhe atje ku nuk je.

Ti je si pranvera – iken mbi qiej, e lumtur
Mbi mijera krahe dallendyshesh, e thermuar
Ne cicerima te kaltra shenjash qe nuk shuhen kurre
Pa u degjuar. Je si une…
Nje gjurme femijesh mbi pasqyren e lumit.
Je si une – kujtese e ujshme qe kerkon ura…

Kam nisur te te shoh ne pasqyren ku ruaj
Fytyren e burrit.

Fotografia e Alban Bala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *