Nga Vehap Kola: BDI është treguar jashtëzakonisht antishqiptare

Aktualitet

BDI eshte treguar jashtezakonisht antishqiptare ne cdo episod politik te katermbedhjete viteve qe ajo eshte (kryesisht) ne pushtet.
Nga afer antishqiptarizmin e saj e kemi ndjere kur ishte promotore e devijimit te lumit Radika dhe kur nje eksponent i saj lokal, me nje kollajllek qe te tulaste, na tha se shqiptaret do ta kalojne edhe nje prove tjeter ne Maqedoni, sigurisht duke nenkuptuar nje perplasje tjeter nderetnike atje.
Qeveria e Shqiperise nuk mund te mjaftohet me nje status tautologjik ne facebook, por do te duhej qe Shqiperia te kishte nje qeveri te unitetit kombetar per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve.
Ata qe votuan Ramen ne Shqiperi jane te njejtet shpirtra te kerdisur qe vuajne fobia ndaj shqiptareve ne Kosove dhe Maqedoni.
Kryen keshtu nje akt te pariparueshem tradhetie kombetare sic e kane kryer cdo dite duke filluar qe nga 8 nentori 1941.
Shqiperia sot eshte me e dobet se c’ishte ne vitin 2001, nje shtet qesharak, nje narko-republike qe s’ka asnje axhende kombetare, qe shkel Kushtetuten ore e minute per t’i ruajtur mafies freret e pushtetit.
E si mund te pritet qe nje qeveri qe shkel Kushtetuten dhe cenon sovranitetin e vete vendit te saj duke ia dorezuar hapesiren ajrore, aeroportet e saj ushtarake, policine dhe administraten kartelit te kultivimit dhe tregtimit te kanabisit, apo qe shkel Kushtetuten duke shkruar vendime qeverie ne dhomen e gjumit te Kryeministrit, te zbatoje nenin kushtetues qe e obligon ate te mbroje interesat e shqiptareve brenda dhe jashte kufinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *