Nga Mimoza Hajdarmataj: Nuk ka gjë më të trishtuar se sa lotët në sytë e një nëne.

Aktualitet

Pershendetje qëndrestarë të Shtëpisë së Lirisë!
Në sheshin e lirisë, ku është instaluar parlamenti i shqiptarëve jemi të gjithë për një kauzë, për një ceshtje madhore- zgjedhje të lira e të ndershme .
Jemi këtu si nëna, si bashkëshorte, si gra, për një qëllim që Shqiperinë mos ta lëmë peng të krimit dhe korupsionit.
Dua të përshëndes në mënyrë të vecantë zonjat dhe zonjushat që si misionare të lirisë, nuk i janë ndarë për asnjë cast, 12 netë e sot 13 ditë kësaj proteste.

Nuk ka gjë më të trishtuar se sa lotët në sytë e një nëne.
Dhe unë kam parë shumë lot nënash këto vite qeverisje kriminale të Edi Ramës.
Nëna nga Kukësi, Hasi e Tropoja që qajnë me lot kur nuk kanë bukë në sofrat e tyre familjare.
Lot në sytë e tyre kur nuk mundin ti shkollojnë më fëmijët e tyre në universitet.
Lot në sytë e nënave që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit dhe fëmijët e vegjël mësojnë nën dritën e qiriut.
Lot në sytë e nënave që u hoqën padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk përballojnë minimumin jetik.
Lot në sytë e nënave që ju ikin fëmijët në emigrim, në mungesë të shpresës në vendin e tyre.
Prandaj do tju lutesha që të vazhdojmë të jemi këtu duke protestuar së bashku edhe për ato gra dhe vajza nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja të cilat për shkak të këtij mjerim ekonomik nuk zbresin dot as deri në qëndrat e qyteteve të tyre e jo më të vijnë në Tiranë.

Të protestojmë edhe për to, që të garantojmë zgjedhje të lira.
Por zgjedhje të lira nuk mund të ketë me Edi Ramën as me Sajmir Tahirin dhe kompaninë e tyre.
Të rezistojmë të qëndrojmë deri në fund për Shqipërinë tonë.

Republika e Re që po lind do të jetë më e mirë vecanërisht për gratë.

Fotografia e Mimoza Hajdarmataj