Nga Gent Kaprata: Zharrëza një gabim i madh!

(Normale per nje vend qe ka zevendesuar planifikimin me legalizimin dhe urbanistet me inxhiniere minierash)
Ne shqiptaret modern kemi nje karakteristike specifike, qe ndoshta nuk e kane pasur te paret tane. Marrim vendime ne mungese te informacionit dhe dijeve shkencore.
Nuk do numeroj rastet kur kjo ka ndodhur sepse nuk mbarojme kurre. Por, do fokusohem te rasti I Zharrezes qe eshte nje shembull klasik I kesaj menyre te vepruari.
Shkenca e zhvillimit territorial perfshin edhe konceptin e ‘perdorimeve te paperputhshme kufitare te tokes’. Ky koncept ka te beje me dy perdorime te tokes te cilat nuk mund te qendrojne se bashku sepse nuk lejojne njera- tjetren.
Ky eshte rasti I Zharrezes. Ne fshatin Zharres, toka po tentohet te perdoret per tre perdorime te paperputhshme: industria ndotese e naftes; banimi; bujqesia e blektoria.
Keto tre perdorime nuk lejojne njera- tjeren. Nuk ekziston asnje mundesi reale qe te gjendet nje ekuliber midis ketyre tre perforimeve.
Keshtu qe zgjidhja e vetme eshte: (i) marrja e nje vendimi se kush do jete perdorimi i tokes per ate territor; (ii) pas ketij vendimi marrja e masave per mbylljen apo spostimin e perdorimeve te tjera.
Nuk do hyj ne: kush duhet ta marri kete vendim; kush duhet te jete vendimi; kush duhet ti mbylli apo spostoje perdorimet e tjera te tokes, dhe mbi cfare skeme apo metodologjie duhet bere kjo.
Por nje gje mund ta them. Zgjidhja qe ju dha eshte zgjidhje e gabuar. Pasi investimet per kthimin e territorit dhe banesave ne gjendje te jetueshme, demtimet do perseriten. Dhe situata do mbetet e njejta por me ca para’ publike te keqinvestuara.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments