Maqedoni: Mediat ruse parashikojnë luftë në rajon. “Bie Platforma e Ramës”.

0

Vetëm dy minuta pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, portali rus ‘Sputnik’ e ka dhënë lajmin ndër të parët, duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon shkrimin me foton e Ivanov që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit. “Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria”. Pala maqedonase akuzon ndërhyrjen e Edi Ramës për qeveri me partinë e dytë e cila u rendit pas Gruevskit.

Kjo pasi për herë të parë një drejtues i Shkupit zyrtar e thotë troç se nuk do të lejojë një qeveri që i ka shqiptarët partner. “Po çdo të ndodhë pas kësaj? Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një “Lagje Trimash”, por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit, por edhe Maqedonia në një farë mënyre , shkruajnë mediat ruse. Ndërkohë Edi Rama , kryeministri shqiptar ka thënë se pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri, por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste, por jo plaftorma dhe projekte. Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi se duhet t’i jepet mandat Zaevit, por Ivanov e ka refuzuar. Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë” shkruan Sputnik.

Konflikti po zien për të shpërthyer. Në Tiranë opozita nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën. Ndërkohë BE është në krizë për vete. Gjjermania ka zgjedhje, Franca gjithashtu. Askush nuk e ka mendjen në Ballkan. Federica Mogherini do të udhëtojë katër ditë me radhë në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është trazuar rishtazi kohët e fundit. Ajo do të qëndrojë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Por nuk është në takatin e saj zgjidhja. Duhet vetëm një President që të ndërhyjë për zgjidhje, ai është Presidenti Trump. Tek ai janë shpresat për normalitet në Ballkan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author