Luis Enrique i Barcelonës zyrtarizon largimin në fund të sezonit

Sport

Trajneri i FC Barcelona, Luis Enrique, ne post qe nga viti 2014 dhe me kontraten deri ne fund te qershorit, beri te ditur te merkuren ne mbremje se ai do te largohet nga drejtimi i ekipit ne fund te sezonit.

“Une nuk do te jem me trajneri i FC Barcelones ne sezonin e ardhshem”, theksoi tekniku spanjoll, 46 vjec, ne konferencen e shtypit pas fitores se Barça ndaj Gijon (6-1).

Luis Enrique ka fituar tete tituj nga dhjete te mundshmit ne dy sezone e gjysme ne drejtimin e Barcelones.

Kjo deklarate i jep fund keshtu zerave qe qarkullonin prej muajsh per te ardhmen e tij, pasi kishte refuzuar qe te rinovonte kontraten e tij. Por, ky vendim i tij eshte rrjedhoje e humbjes se rende ne mesin e shkurtit ne 1/8 e finaleve vajtje te Liges se Kampioneve ne Paris (4-0), cka lekundi pozitat e tij ne pankinen katalane, pavaresisht se eshte edhe ndeshja e kthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *