Ja kush është gruaja që krijoi incidentin në çadrën e PD-së kur fliste Berisha. Foto

Aktualitet

Eklarina Hoxha është gruaja që sot krijoi një incident me mbështetësit e opozitës në çadrën e ngritur para kryeministrisë. 50-vjeçarja nga Vlora, militante e PS-së, aktualisht është shoqëruar në Komisariatin numër 1 ku po mbahet jo si e ndaluar por për të shmangur ndonjë konflikt.

Po kush është militantja e zjarrtë e Partisë Socialiste, Elkarina Hoxha?

Ajo nuk është aspak një person i panjohur për median pasi vetëm pak kohë më parë është bërë personazh në “Të dielën Shqiptare” në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Eklarina bashkë me motrën e saj u bënë pjesë e kësaj rubrike e cila si qëllim kishte zgjidhjen e pronësisë por që debati mes tyre agravoi deri në dhunë fizike dhe ofendime personale mes tyre.

Ashtu siç mund ta shihni në video, Elkarina është një grua shumë gjaknxehtë dhe këtë nuk e kontrollon dot as në ambiente publike.

Mësohet se ajo është beqare ndërsa nga pas e kanë ndjekur proceset gjyqësore.

Njëri prind i saj ka vdekur në sallën e gjyqit dhe vëllai i është paralizuar në një seancë tjetër.

Ajo hyri në çadrën e opozitës dhe në kohën që fliste ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar ndaj tij një lumë fyerjesh dhe akuzash.Mbështetësit e PD-së e larguan nga çadra dhe tentuan madje ta godisnin por u ndalën nga deputetja Majlinda Bregu.

“Si s’ju vjen turp që prekni një femër. Maskarenj, Ju që bëni thirrje: ‘Do thyeni xhama, e bëni luftë’. Do fitoni ju? Rrugaçë, maskarenj. Ik ore. Ikni në punën tuaj. Ikni në shtëpi ore, ça rrini këtu. Do e paguash shtrenjtë, mbaje mend (I thotë dikujt që e kap prej dore). Ai më ka ngrenë lekët dhe thotë votoni mua. Mos u bëni budallenj”, janë disa prej fjalëve të 50-vjeçares të thëna tek çadra e protestuesve.