Gallata nga Vettingu. Mund të nënshkruash disa herë dhe pa kartë identiteti (VIDEO)

0

Mbledhja e firmave për peticionin e Vettingut, si një iniciativë e ndërmarrë nga organizatat e shoqërisë civile, duket se është një nismë e kompromentuar e aspak serioze. Firmat merren pa patur nevojë për kartën e identitetit, ndërsa nëpër lista ekzistojnë edhe persona që s’janë më në jetë.

Video që shihni më poshtë është realizuar në Gjirokastër, në vendin ku qëndron “çadra e vettingut”.

Siç duket nga pamjet, njerëzit mund të shkojnë lirisht të firmosin, pa patur me vete një dokument identifikimi, madje mund të firmosin edhe në emër të personave të tjerë.

Por me shumë gjasa e njëjta mënyrë përdoret edhe në Tiranë apo qytete të tjera të vendit, ku organizatat e nxitura prej mazhorancës kanë ngritur çadrat për mbledhjen e firmave, një nismë kjo që po përdoret për t’ju kundërvënë protestës së opozitës.

/LAPSI.AL/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author