Edison Ypi ‘krijon” qeverinë teknike.

0

Qeveria teknike që kërkojnë demokratët për largimin e rrezikut të vjedhjes së zgjedhjeve përmes miliarda eurove të hashashit mund të ketë për Kryeministër një emër kompromisi, për shembull Artan Fugën, por Ministër të Brendshëm duhet të ketë patjetër atë që është definitivisht më i përshtatëshmi, të kudondodhurin, të pamposhturin, të pavdekshmin kamikaz të aksioneve politike qytetare demokratike Aulon Bej Kalaja.
“Ministria e Sapunit”, pra ajo që deri më sot është quajtur Ministria e Shëndetësisë, tu sugjerohet ta udhëheqin dy emrat e shquar të Medicinës së aplikuar, Leonardo Solis dhe Mentor Petrela. Nëse as Leonardoja i mushkërive të oksigjenuara qysh fëmijë me ajër Leskoviku, dhe as Mentori i bisturisë së trurit nuk do begenisin të bëhen ministra, postin e lartë të higjenizimit të shqiptarëve nga zhulat e trupit dhe trurit, mund ta mbajnë fare mirë mjekët gjithaq të shquar dhe të nderuar Halim Kosova ose Anika Dokle.
“Ministria e ilaçeve të skaduara por të efektshme” të kryesohet nga Fatos Lubonja nëse premton se tash e tutje kur të flasi në televizor nuk do ta kërrcasi qellzën, përndryshe të bëhet gati Tom Doshi.
“Ministria e gdhëndjes me sqepar të trurit” që do zëvendësojë atë që deri më sot është quajtur “Ministria e Arsimit”, t’i besohet asaj që ndryn në vetvete kapacitete intelektuale, aftësi, energji, talente, më tepër se të gjithë burrat e Partisë Socialiste të marrë së bashku, më interesantes shkodrane që njeh historia e rruzullit, Keti Bazhdarit.
“Ministrinë e topave për skrap”, le të vazhdojë ta mbajë Mimi Kodheli.
“Ministria e Zinxhirave të pantallonave”, ta kryesojë kaurresha kuranore Esi Shkjau, ndërsa “Ministrinë e zinxhirave të rrahjes” mund ta marri ajo budallaqa që jep motin te Klani që ja harrova emrin.
Andi Bejtja mund të mbajë portofolin e “Ministrisë së monedhës së ndryshkur me disa anë”.
“Ministria e Urithit” që do kujdeset për vënien rregull në sajtet ku komentojnë rrugaçat e sigurimit të shtetit, ta mos e kryesojnë kurrsesi Muç Nanua, Skënder Minxhozi, e aq më pak Mero Bazja, por vetëm Çim Peka.
Nëse “Ministrinë e Qelqes”, pra atë të televizionit, do ta refuzojë Sonila Meço, bashkë me premtimin se do jetë në pesë emrat e parë të listës së Tiranës, ministria në fjalë t’i jepet Adi Krastës.
“Ministria e gjumit” që në fakt do jetë ministria e hashishit por me emër të maskuar, që do merret me shkuljen e rrënjëve të bimës në fjalë, t’i besohet konservativit të ri Tomor Alizotit.
Robert Rakipllari të vihet në krye të “Ministrisë së ujit të qelbur të pellgjeve me shushunja dhe gaforre të shkrimeve të gazetave”.
“Ministrinë e Diktaturës”, pra ministrinë e sjelljes në vete të shqiptarëve përmes dhunës ngaqë ndryshe nuk zënë ment, le ta marrin Zonjat e hekurta Elisa Spiropali dhe Grida Duma, të cilat për shkak të punës voluminoze që do duhet të përballojnë në atë ministri, do punojnë pa u ndalur 24 orë njëra 24 orë tjetra.
“Ministria e Tekstit” do ketë për ministër Arjan Vasjarin ose Artur Zhejin.
Ministër pa portofol, por me pare, Jozefina Topalli, Olta Xhaçka, Majlinda Bregu, Arta Dade, ta zgjidhin me njëratjetrën cila.
“Ministria e Gishtit të Mesit të Dorës së Djathtë” do kryesohet nga dy njohës të spikatur të teorive dhe praktikave konspiracioniste, Kastriot Myftaraj me tru më voluminoz se të Leninit, dhe Alfred Çako njohësi i zgafellave cirkomvolucionare. Me këtë rast korifejtë në fjalë do t’i japin publikut përgjigje për pyetjen cfilitëse; Çfarë ekziston nëse nuk ekziston ekzistenca ?
I ndjeri që e vrau kurvi Andrea Stefani të ngrihet nga varri të kryesojë dikasterin “Ministria e Kuponit” (të bukës diktatoriale), ndërsa Blendi Fevziu “Ministrinë e Tallonit” (të kosit demokratik).
“Ministrinë e Kalemit” apo të lapsit le ta udhëheqin ata që dinë ta përdorin, Andi Bushati në bashkëpunim me Roland Qafokun.
“Ministrinë e Kandilit” s’ka pse të mos e kryesojë iluminatori Nikollë Lesi me ose pa ndihmën e pakursyer të Ylli Ndroqit.
“Ministria e Tegut” të ketë në krye Samir Frangaj dhe Aleksandër Mane veç e veç ose së bashku. Këto emërime do i bëj unë nga inati që kur vajta në Teg për të blerë diçka, edhe pasi u thashë se për shkrimet nuk paguhem, s’ma ulën që s’ma ulën çmimin.
“Ministria e hajvanllëkut ose Fejsbukut” dhe “Ministria e kafshimeve ose Tuiterit”, do krijohen pas pak kur pë shkak të përdorimit të pseudonimeve shqiptarët do kenë harruar përgjithmonë emrat që ua ka vënë mami dhe babi.
Do ngrihet “Ministria e Vërrës” që do shërbejë për hapjen e një shpelle brenda së cilës do digjet e gjallë e gjithë qeveria e sotme me përjashtim të Edi Ramës të cilit do t’i kursehet jeta në këmbim të një rrëfimi të hollësishëm për ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë deri më sot për të mirën e kombit shqiptar para Blendi Fevziut në një Opinion që do nisi pas një jave dhe nuk do mbarojë kurrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author