Trump përlot Kongresin. Video

Bota

Presidenti Trump nderoi para Kongresit Amerikan, gruan e ve të një marinsi amerikan.

William Ryan Owens  po shërbente në një nga luftanijet amerikane në Jemen, kur u vra në një sulm terrorist,  muajin e kaluar, shkruan “Fox News”

“Veteranët tanë kanë sakrifikuar për këtë komb dhe tani ne duhet të sakrifikojmë për ta”, tha Trump në fjalimin e tij dhe prezantoi Carry Owens,  të vënë e marinsit, duke bërë që të gjithë të ngrihen në këmbë për disa minuta rresht.

“Ryan vdiq ashtu si jetoi: si një luftëtar dhe një hero….ai luftoi kundër terrorizmit për të mbrojtur kombin tonë”, ka thënë Trump.