Përplasje midis Policisë Bashkiake dhe tregtarëve romë. Video
Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është regjistruar një incident në Tiranë, pasi Policia Bashkiake ka tentuar te shembë tregun i cili ndodhet tek spitali nr.5, i cili për pasojë ka sjellë dhe përplasje me Policinë Bashkiake.
Ka mjaftuar ky incident, që tregtarët rome të përplasen fizikisht me Policinë Bashkiake.
Përfaqësuesi i tregtarëve romë, Arben Basri është shprehur se policia po na shemb tregun pa asnje lloj dokumenti dhe çfarë është më e rëndësishmja, akti ka ndodhur pa u njoftuar më parë.
Pavarësisht të gjithave fadromat e policisë kanë filluar nga puna për shembjen e tregut megjithë kundërshtimet e tregtarëve. Bëhet me dije se nje gruaje rreth të 50-ve i kane rënë të fikët duke e bërë këtë incident edhe më serioz. Ajo është shoqëruar nga ambulanca në drejtim të spitalit, për të marrë ndihmë mjeksore.
Tregtarët janë shprehur të dëshpëruar për këtë vendim pasi siç shprehen ata ishte e vetmja mundësi që kjo shtresë të ushqehej.