Peleshi mbush pallatet e Korçës me administratorë për zgjedhjet.

0

Fushata zgjedhore duket ende larg,por strukturat drejtuese te Partise Socialiste te Korces,te perfshira nga paniku i rezultatit te zgjedhjeve te qershorit,qe me se shumti do te demtonte karrieren e Niko Peleshit,kane filluar te deformojne dhe deligjitimojne procesin,qe ne krye te heres.

Qytetare te shumte kane denoncuar,strategjine e rradhes te socialisteve,te cilet kane caktuar ne cdo pallat nga nje person,qe eshte banor i pallateve respektive dhe qe quhet administrator,per te mbledhur vota,kundrejt premtimeve per vende pune ose para.

Qytetaret ,te varfer ,te deshperuar,te papune dhe te pashprese,po vihen nen presionin e pushtetit,qe mesa duket,nuk i ka problem parate,per ta blere si mall tregu voten,me cdo kusht,me cdo cmim.

Te gatshem per te fituar domosdoshmerisht keto zgjedhje,ne kushtet kur,vendi po degradon ne mjerim,krim dhe pasiguri,kur opozita ka filluar nje levizje popullore pa kthim,kur LSI,ne Korce sidomos,po rritet frikshem ne kurriz dhe dem te socialisteve ,kur LIBRA e Blushit,te cilit Rama ja njeh mire aftesine,do ta gerryeje edhe me tej ngrehinen e  socialisteve,keta te fundit,nuk po pyesin me as per standart zgjedhor dhe as per ligj.

Betejes per te ruajtur pushtetin e socialisteve,i shtohet edhe beteja personale e Niko Peleshit,per te marre rezultatin qe i ka premtuar Rames dhe qe pertej cdo dyshimi,do ta beje garen elektorale ne juglindje,te ashper,te eger,te manipuluar dhe sigurisht,te blere dhe te shitur.

Precedenti  i zgjedhjeve të parakohshme në Korçë, kur vota u ble për diten me diell për 2mijë lek të reja, pasuar nga ekspansioni elektoral në Kolonjë, ku bollëku i kanabisit e çoi votën në 5 mijë lek të reja, janë këmbana alarmi për çdo forcë politike që do të hyjë në zgjedhjet e qershorit dhe që me këtë qeveri nuk duhet të presë asgjë me tepër se sa një realitet zgjedhor afrikan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author