Maqedonia jep alarmin: 1300 kontenierët me lëndë kimike janë groposur në Shqipëri, mafia pas…

Aktualitet

Media italiane “Pianeta Italia” e cila ka investiguar zhdukjen e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri, ka intervistuar edhe një zyrtare në Ministrinë e Mjedisit të Maqedonisë, Eva Netkovska.

Sipas saj, 1300 kontenierët me lëndë të rrezikshme janë groposur në Shqipëri.

“Hetimi i zhvilluar nga policia italiane ka arritur në përfundimin se ato janë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tona Shqipëria është e përzierë në biznesin e plehrave.

Në disa zona të vendit ato groposen ose digjen…shpesh bashkë me plehrat normale futen edhe ato të rrezikshme…qarkullojnë sasi të mëdha parash…trafiku kontrollohet nga mafia”, thotë zyrtarja maqedonase.

Zyrtarja maqedonase jep alarmin: 1300 kontenierët me lëndë kimike janë groposur në Shqipëri, mafia pas...