Gati arrestimi i një deputeti të famshëm dhe të pasur

Aktualitet

Pas dosjes për Armando Prengën mësohet se Prokuroria më në fund ka dosjen e një “supër deputeti” të pasur për të cilin ka mbërritur përgjigja nga jashtë shteti prej një shteti, ku personi në fjalë ka kryer aktivitet kriminal.

Ky është “peshku i madh” që tregojnë burime të rezervuara nga organi i akzuës, i cili pritet të “piqet” në furrën e dekriminalizimit. Nuk jepet saktësisht kur e dorëzojnë në KQZ dosjen e tij, por dihet se me këtë deputet që ka shumë rëndësi për një kryetar partie politike parlamentare, rrëzohet slogani i politikanit të mazhorancës për reformën në drejtësi. Prokuroria ka muaj që punonte me homologët e saj derisa dosja mbërriti dhe mbahet shumë sekret në zyrën e Kryeprokurorit të Shqipërisë.