Presidenti Trump ironizon organizatorët e OSCAR. E kishin mëndjen tek unë

Bota

Presidenti Trump komentoi performancën e turpshme në fund të çmimeve Oskar duke thënë se kjo tregon se ata të ishin të fokusuar të kritikonin atë dhe jo tek spektakli.

“Unë mendoj se ata ishin fokusuar aq shumë tek politika sa harruan të bashkëpunonin së bashku për të shpërndarë cmimet “, ka thënë Trump në një intervistë të hënën. Komentet e tij erdhën një ditë pas shfaqjes së turpshme, kur stafi i Oskar i dha çmimin më prestigjioz filmit të gabua por pastaj e ia mori sërish, raporton “New York Post”.

Warren Beatty dhe Faye Dunaëay shpallën fitues muzikalin “La La Land” por pastaj u detyruan t’ia jepnin çmimin fituesit të vërtetë, “Moonlight”.

“Ishte pak e trishtueshme, ishte shumë larg nga magjia e ceremonisë së çmimeve Oskar. Unë kam qenë në Oskar. Diçka shumë e veçantë ishte zhdukur”, u shpreh Presidenti amerikan