Nga Kreshnik Çollaku: Amnezia Rilindase dhe MAGA

Analiste rrogetar te qeverise dhe eksponente te rilindjes,ne fushaten e panikuar anti proteste dhe anti opozite,ngazellejne se kane kapur nje lapsus ne nje nder slloganet e opozites.
I jane sulur akronimit MAGA,qe lideri opozites perdori duke permbledhur ate cfare shpreh prej dhjete ditesh ne bulevardin e pushtuar nga qytetaret protestues. Eshte fakt, se MAGA frymezohet nga sllogani fitues i fushates se presidentit Trump,”Make America Great Again”.Sllogani i Trump evokonte momente te rendesishme lavdie te historise amerikane,por gjithashtu ai sllogan drejtoi nje fushate dhe nje vullnet te nje kombi per nje ndryshim,per te goditur establishmentin,median e korruptuar, per te thare kenetat e semundjeve shoqerore. Dhe Trump, ia doli te dale fitues.
Pikerisht, MAGA e propozuar nga Basha,Make Albania Great Again..pervec perafersise akronimike sjell po ashtu te njejtin vullnet, filozofi e nevoje si ajo e fushates amerikane te Trump. Basha flet per nje republike te re,per vdekje te republikes se korrupsionit,krimit paaftesise.
Por Rilindasit pyesin kur ka qene e Madhe Shqiperia ? Per c lavdi flet Basha?
Une mendoj se hallin nuk e kane te lavdia e Shqiperise por se shqetesimi real i rilindasve qeveritare eshte frika se ne Shqiperi ndodh ajo cka ndodhi ne SHBA,frika se Republika e Re e Bashes eshte fundi i establishmentit,korrupsionit,krimit,mediave false e te kapura ,ndertimit te nje shteti e demokracie fasade.
Kjo eshte frika reale e qeveritareve ne panik. Ata zvarriten te nje element dytesor dhe ne dukje naiv. Teza me e re e perpunuar e propogandes qeveritare eshte çudia e tyre se kur paska qene kjo kohe e madhe..te cilen Basha evokon. Le ta analizojme pak.
Mjerisht ky eshte establishmenti qe na qeveris.
Kjo grope intelektuale e nje grupi njerezish ne drejtim te vendit eshte tragjike.
Nder efektet e frikes llogaritet mpirja e arsyes,kjo eshte e njohur. Padija genuine nuk perjashtohet gjithashtu ne rradhet e rilindjes.
Por as kjo nuk me bind. Nese nuk do te dinin vete,do te kishte dale ndonje i ditur ti keshillonte.
Jo me shume por me pak dije , do te dinin te shquanin momente per te cilat shqiptaret kane arsye te ndihen krenare.
Pasi po,Shqiperia ka qene e Madhe. Shqiptaret kane momente te lavdise historike.
Shqiperia ka qene e madhe kur u ngrit e permbysi komunizmin,ka qene e madhe kur u antaresua ne Nato e kur liberalizoi vizat me BE kur qeverisnin demokratet..,Shqiperia ka qene e madhe edhe kur mbajti peshen e luftes e krizes ne Kosove ,edhe pse qeverisnin socialiste.
Keto e te tjera, jane argumente te thjeshta qe nje memorie mesatare historike, e intelekt i patrazuar mund t’i identifikoje…por Rilindasit perpeliten cdo nate neper ekrane “te habitur” se kur ka qene e Madhe Shqiperia.
Intelekti i cunguar, frika,mungesa arsyes etj mund te jene motiv i kesaj amnezie ne grup…por une besoj se motivi i vertete eshte tek simbolika amerikane e ketij sllogani…,tmerri se vrulli e vullneti i njerezve te thjeshte e te ndershem, i shqiptareve me shpirtin e lire, ka mberritur ne ate pike, sa duke thirrur MAGA edhe ne Tirane..do te pastrohen kenetat e semura sikunder ne Washington, SHBA.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments