Nard Ndoka: Vettingu dhe demagogjitë e Edi Ramës

Vettingu dhe e vërteta nuk po takohen në politiken shqiptare, nuk u takuan në Kuvend, as në qeveri, as të ndërkombëtaret, as te tavolinat e vullnetarëve të Ramës!

Çfarë e ka penguar Kryeministrin të vendosë drejtësi edhe pa vetting?!

Kryeministri sot i ka të gjitha hapësirat ligjore dhe kushtetuese, të hetoje Ilir Beqën për koncesionet dhe ta dërgojë për ndjekje penale, nëpërmjet auditit e Drejtorisë antikorrupsion që varen prej tij.

Te hetoje Saimir Tahirin, për shitjen e makinës se tij, apo kur makina me emrin e tij u kap me drogë.

Të hetojë ish-ministrat e qeverisë Berisha, me të njëjtin standard, të hetojë çdo gjë me audit, polici, prokurori e KLSH, edhe pa vetting!

Rama ka zgjedhur të bëjë vetting në fund të mandatit, për demagogji, për ta përdorur në mënyrë populiste duke i mikluar edhe ndërkombetaret në mënyrë tinëzare.

Kur ankohet edhe Ilir Beqja, se nuk ka vetting, madje thotë se vettingu po pengon shëndetësinë!

Kur firmos Saimir Tahiri peticionin për vetting, që në një shtet normal edhe pa vetting, ai duhej të ishte i pandehur sëbashku me Beqën dorë për dore.

Kur Rama thotë, që më pengon vettingu për lungomaren në Vlorë, për çdo gjë që nuk ka mundur dhe nuk ka ditur ta bëjë, sot thotë, më pengon vettingu!

E verteta është krejt ndryshe, vettingun e pengon vete Rama, sepse perbuz institucionet, urren opoziten, shantazhon aleatin strategjik, mashtron dhe miklon nderkombetaret, po perpiqet te hipnotizoje popullin e vet!

Sa larg e sa thellë kanë shkuar punët, e vërteta është drejtësia, alibia është vettingu, e vërteta është opozita, presingu është qeveria.

E vërteta do triumfojë dhe vettingu do funksionojë kur të vendoset paqja sociale e politike, kur vota e qytetarëve të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e Kuvendit.

Atëherë po, e vërteta dhe vettingu do puqen bashkë, vota qytetare është e vetmja garanci.

Zgjedhjet me standarde dhe qeveria teknike është vettingu i të gjitha vettingjeve!

Kur qytetarët me votën e tyre të bëjnë vettingun e deputetëve, atëherë Kuvendi do ketë të drejtën morale e politike për vetting kudo në çdo institucion.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments