Bota

Koreja e Jugut: Kim Jong-un ka mijëra ton me armë kimike

Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yun Byung, ka paralajmëruar se Koreja e Veriut ka “mijëra ton me armë kimike” .

Ministri e quajti vrasjen e vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Malajzi si provë të aftësive të armëve kimike të vendit të izoluar.

Ai paralajmëroi se Koreja e Veriut ka rezerva të rrezikshme të “agjentit nervor VX”, helmi që besohet të ketë vrarë vëllain e Kim në Malajzi.

Deklaratat e tij alarmuese u bënë në një konferencë të OKB-së në Gjenevë, shkruan “RT”./SYRI.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?