Frrok Çupi: Pse i bëhet thirrje Ilir Metës për të “rrëzuar veten”?

Ky është momenti i fundit!, prandaj i bëjnë thirrje Ilir Metës, kryetar i LSI. Thirrja është që të rrëzohen “kriminelët”, siç bëri thirrje Havier Hurtado Mira- kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, sot në mes të protestuesve në “Çadrën e Lirisë”. Havier Hurtado Mira dhe  Paul Ziemak- kryetar i Forumit të Rinisë së Kristian- Demokratëve Gjerman (CDU) erdhën në “Çadrën e Lirisë” dhe bënë thirrje që Shqipëria të rrëzojë qeverinë Rama dhe ta zëvendësojë me qeveri teknike për të siguruar nderin dhe zgjedhje të lira.

Për të arritur sa më shpejt  dhe pa dëme këtë shkallë “të shtetit- komb normal” të djathtët e Europës i bënë thirrje Ilir Metës. Meta është një mekanizëm në makinën e shtetit, që po doli nga “foleja”, atëherë  krimi shtetëror ngec. Ky është problemi.

Thirrjen ndaj “mekanizmit” në makinën e shtetit të inkriminuar e kanë bërë, fillimisht, shqiptarët; madje e bëjnë përditë në media sociale, në mbrëmjet familjare, në kafe e kudo. Pasi e përflasin këtë “thirrje” shqiptarët mbyten nga frika se “Meta nuk e bën kurrë këtë, sepse rrëzon veten”. Por europianët, sidomos europianët e djathtë, e bëjnë këtë thirrje me guxim dhe me normalitet.

Cili është normaliteti?

I pari është që të kthehet shteti në normalitet. Por kjo mund të bëhet vetëm pas klanit “nën lëkurë” të Ramës. Shteti në normalitet është që të largohen kriminelët nga Kuvendi, nga Bashkitë, nga administrata e shtetit dhe nga qeveria. Pastaj është që të nisë të zhduket droga që e ka kthyer vendin në rrezik klanesh që vrasin e therin dhe në rrezik për qytetërimin perëndimor. Pastaj të nisin të dorëzojnë paratë që mendohet se janë vjedhur që nga kryeministri, nga çdo ministër dhe klient i tyre. Pastaj të nisë të respektohet e drejta e individit, e drejta e opozitës, e drejta e votës dhe e zgjedhjes. Të gjitha këto janë të rrënuara në qeverinë Rama…

Ilir Meta sot për sot është “vetvetja” në krimin e Qeverisë dhe të Kuvendit dhe të administratës dhe të drogës dhe të politikës… Sepse është pjesë e koalicionit qeverisës, sepse është numri Dy i shtetit.

A mund ta kapërcejë veten zoti Meta?

Krahas pyetjes së parë, bëhet një pyetje tjetër: Pse Perëndimi po ia kërkon këtë gjë Ilir Metës? A është një shans për të, apo një shans edhe për shtetin shqiptar? Besoj se është një shans i dyfishtë. Ilir Meta mbetet faktor si me prurjen e pushtetit të korruptuar tw Ramws, ashtu edhe për largimin e  tij.

Por pse e bën Perëndimi këtë thirrje?

Ka një arsye: Sinqerisht, këtu opozita është më e vogël numerikisht. Sepse komunizmi këtu ishte i tmerrshëm dhe iu hyri në gjak njerëzve. Kushedi sa komunistë primitiv lexojnë edhe këtë shkrim, kushedi sa mijëra komunistë të prapambetur e të ngjitur te “çorapet” e arnuara të diktatorit Hoxha luten në kishë e falen në xhami të mos na shkojë “i biri i Kristaqit”. Por përballë kësaj fatkeqësie të shqiptarëve që kanë shumë komunistë të pagdhendur, Perëndimi e shikon si mjet të spastrimit pikërisht rolin e Metës. Ai të kapërcejë mbi veten, edhe si implikuar në qeverisjen makabre, edhe si i majtë i thekur.

Ka edhe një arsye madhore pse e bën thirrjen Perëndimi ndaj Metës:

Arsyeja madhore është se Shqipëria është e privilegjuar nga Perëndimi dhe prandaj Perëndimi kërkon ta shikojë në zhvillim, në paqe, në nder; dhe jo me një qeveri që e dhunon dhe e turpëron. Meta është një njeri që perëndimorëve iu duket se ka veshë; të paktën veshë dhe arsye.

Dhe një arsye e fundit pse tenton Perëndimi:

Sepse vetë Ilir Meta “kruhet” me lëvizjet djathtiste; me siguri të djathtët i pëlqejnë për shkak të dinamizmit, për shkak të fjalës së mbajtur, për shkak të sovranitetit, për shkak të sinqeritetit që kanë. Meta po “kruhet” edhe me administratën e Donal Trump; ai po tenton të takojë dikë në Shtëpinë e Bardhë, në mos vetë zëvendës- presidentin Pence, dikë afër. Po atëherë, përderisa Perëndimi e shikon Metën që vërtitet rreth Shtëpisë së Bardhë, pse të mos i kërkojë që të rrëzojë “veten” me një qeveri  të dëmshme për popullin shqiptar?!

… Ky është momenti i fundit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments