Elvis Rroshit kërkon shtyrjen e seancës. Tallet me të tërë

0

Avokati i Elvis Rroshi Theodhori Sollaku ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore në Gjykatë Kushtetuese për mandatin e ish-kryebashkiakut.

Shtyrja e seancës është kërkuar pasi avokati ka deklaruar se është sëmurë.

Pas kësaj, trupi gjykues ka shqyrtuar kërkesën për shtyrjen e seancës. Sipas vendimit të marrë, seanca u shty për në datën 7 mars.

Elvis Rroshit kërkon shfuqizmin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës si dhe vendimin e KQZ i cili i hoqi mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e  Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Po atë ditë qeveria mori vendim për shkarkimin e tij. Megjithatë opozita denoncoi faktin se Rroshi vijon të jetë në krye të detyrës.

Këtë e  vërtetoi me një dokument  që mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Rroshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42.

Me heret, Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku, i cili ka depozituar në Kushtetuese ankimimin për vendimin e shkarkimit.

“Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare.Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”, – argumentoi Sollaku në një prononcim për mediat.

Rroshi është një nga zgjedhurit e parë u “kap” nga ligji për dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita.

Rroshit iu hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90. Për vendimin e KQZ reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, sipas të cilët ky rast është paralajmërim për të gjithë ata të inkriminuar që mendojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit për dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi, pas kishin fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Tashmë pas shpalljes së pavlefshme të mandatit të tij, Kavaja pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, data e të cilave do të miratohet me dekret nga presidenti Bujar Nishani, i cili ka 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit zyrtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author