“Bihter” ka festuar 33 vjetorin e lindjes. Uron bashkshortin e saj.

0

Aktorja turke Beren Saat ka festuar 33 vjetorin e lindjes dy ditë më parë. Këtë ditëlindje bukuroshja e kinematografisë turke e kaloi në shtëpinë e saj mea familjarëve dhe miqve të saj më të afërt.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Beren, ose siç njihet tek ne me interpretimin e saj në serialin ‘Dashuri e ndaluar’, ‘Bihter’ , ka ndarë  një postim në rrjetet sociale, përmes të cilës ka zbuluar edhe dhuratën që ka marrë nga bashkëshorti i saj 42 vjeçar.

Kolazhin e fotove që ajo ka ndarë në Instagram i ka shtuar një mesazh mjaft të veçantë, drejtuar bashkëshortit të saj, ku shpreh përmes rreshtave lumturinë e saj për gjithçka që ka arritur, ndërsa shton se një pjesë e suksesit në karrierën e saj e ka edhe fal mbështetjes së bashkëshortit , i cili i ka qëndruar pran çdo ditë të jetës së saj që nga momenti kur janë njohur.

Kujtojmë se kjo është ndër të rrallët herë  që aktorja ndan postime në rrjetet sociale, pasi ajo është ndër personazhet e famshëm që ka qëndruar gjithmonë larg rrjeteve sociale./Syri.net

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author