Banda e KQZ-ës nuk heq dorë nga Prenga.

Aktualitet

Kryetari i KQZ, Denar Biba është shprehur kundër heqjes së mandatit të deputetit të PS, Armando Prenga. Ai tha se nuk kemi informacion të mjaftueshëm nga Prokuroria për precedentët apo dënimet për të cilat akuzohet Prenga. Vetë deputeti nuk merr pjesë në mbledhje dhe përfaqësohet nga avokati, i cili po ashtu si Kryetari i KQZ tha se nuk i është dhënë informacion nga prokuroria.

“Qëllimi jonë është i qartë për të pastruar politikën, por në rastin konkret duhet të bëjmë një kërkesë zyrtare për dënime ose masa personale në lidhje me subjektin Prenga”. Kërkesa e Bibës u hodh në votim dhe u miratua me 4 vota pro dhe 3 kundër. Pro votuan të zgjedhurit nga mazhoranca në KQZ dhe kundër të djathtët. /Opinion.al

KQZ nuk i heq mandatin Armando Prengës, Biba: Duam më shumë fakte nga Prokuroria