Tritol një pallati në Durrës

Aktualitet

Burime nga policia thanë se paraditen e djeshme rreth orës 11:00, shtetasi E.Sh. 19 vjeç, banues në Tiranë, njofton se, në lagjen numër 13 tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, në katin e 18-të të godinës 20- katëshe në pronësi të babait të tij, kishte konstatuar 6 kallëpe të dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpe, të dyshuar më lëndë plasëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.