Nga Mimoza Koçiu: Bernd Borchardt është i dyti ambasadori i OSCE në Shqiperi që detyrohet te tërheqë publikisht deklaratat e tij që “prekin” Ramën

Aktualitet

Bernd Borchardt eshte i dyti ambasadori i OSCE ne Shqiperi qe detyrohet te terheqe publikisht deklaratat e tij te cilat “prekin” Edi Ramen. I ka ndodhur edhe nje ish kolegu te tij Robert Bosch, kur ne kohen e cadres se urise i sugjeroi Rames te reflektonte per veprimet e tij, pasi ato po demtonin procesin demokratik te vendit. (koha e vertetoi) Madje gojet e liga folen edhe per nje telefonate me fjale jo etike te kreut te PS ndaj ambasadorit Bosch. Nuk e di se si ka ndodhur kete here kur z.Borchard deklaroi se 2 miliardë euro nga kanabisi mund të përdorën për të blerë zgjedhjet, por njelloj si ne maj te 2010 deklarata e ambasadorit u korrigjua. Protagonisti i “prekur” nga deklaratat eshte i njejti, dje ne opozite e sot ne pushtet. C’mund te besh pervecse te qeshesh fort kur degjon nga keta protagoniste, se si opozita demokrate po i prish marredheniet e Shqiperise me nderkombetaret :p Keta te fundit kane nje edukate shume te mire: gjerat i hedhin e i ruajne ne leter!

P.S. Kur komunikimin-korrigjim te ambasadorit per mediat e shperndan vete ministria e brendshme pastaj, ngelesh pa fjale, me pakujdesine, te pakten per te mos u ekspozuar kaq hapur!