Lulzim Basha: Bojkotoni televizionet për ta ndjekur protestën nga rrjetet sociale.
Ka shpërthyer me një thirrje të fortë kundër mediave tradicionale Lulzim Basha, që i bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë televizionet për ta ndjekur protestën nga rrjetet sociale. Prej disa ditësh ka një konkurencë kokë më kokë në transmetimet direkte mes bashkëbisedimeve nga çadra e protestës dhe aktiviteteve të kryeministrit Edi Rama. Duke qenë se aktivitetet zhvillohen në të njëjtën orë, televizionet zgjedhin të transmetojnë aktivitetin e kryeministrit, duke censuruar protestën e opozitës. Kjo duket të jetë edhe një strategji e kryeministrit Rama për të bllokuar mesazhet që vijnë nga protesta përballë kryeministrisë.