Sa deputetë blihen me 2 miliardë euro para të pista?

Aktualitet

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, tha dje se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”.

Per kete arsye, prej mëngjesit të së mërkurës, 22 shtator 2017, Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv në të gjithë vendin për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion janë angazhuar 3100 punonjës policie në të gjithë vendin.

Në grupet e monitorimit janë përfshirë drejtues të Policise së Shtetit si dhe të ShÇBA-së, ndërsa në grupet e kontrollit specialistët e policisë së zonës, patrulla të përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.

Detajet e 24 orëve të para të këtij operacioni tregojnë se kontrollet po zhvillohen në serra, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele dhe banesa të braktisura. Kontrollet më pas do të vijojnë në ambiente të hapura dhe në banesa, bazuar këto mbi informacionet që po grumbullon policia.

Operacioni ka për qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve të bimëve narkotike dhe sekuestrimin e farave kanabis sativa.

Mijëra punonjës policie janë angazhuar në të gjithë vendin dhe në grupet e monitorimit janë drejtuesit e Policisë së Shtetit.