Nga Frrok Çupi: Katër stade në ditën e pestë të protestës

Sot në ditën e pestë të protestës janë shënuar katër “milestone”. Sigurisht, nuk është si në ditën e parë ku shpërtheu në shesh entuziazmi qytetar kombëtar për largimin e një qeverie arrogante, të bezdisshme dhe jo- popullore. Atë ditë, me 18 shkurt, shumica e qytetarëve menduan se “qeveria do të bindet” për pak orë dhe do të nisë “epoka” e re. Mendimi qytetar për largimin qeverisë, zuri një pozitë “të durueshme” por të sigurt për ndryshim.

Stadi i parë:

Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi i qeverisë do të ndodhë. Protesta është e qetë, e kultivuar dhe e vendosur për të mbërritur fitoren. Në qoftë se qeveria bën rolin e “mushkës”, atëherë procesi pret, pret derisa të shkarkojë “barrët”. Data 18 qershor ose nuk është datë zgjedhjesh, ose është datë zgjedhjesh me një qeveri tjetër. Protestuesit kërkojnë “qeveri teknike”. Por në qoftë se “mushka” pret atë ditë, atëherë bëhet shembull i keq në botë, psh., si Maduro i Venezuelës, si Kim Jong-un i Koresë së Veriut, ose si Mugabe- president i Zimbabve. Mirëpo këtë nuk e durojnë as qytetarët shqiptarë dhe as organizmat e qytetërimit të përparuar botëror. Deri atë ditë kushedi sa ndryshime ka pësuar bota.

Stadi i dytë:

Sot për herë të parë lideri i opozitës, Basha, ka përmendur “vëmendjen nga Shtetet e Bashkuara”. Por Shtetet e Bashkuara tani nuk quhet as Obama as Lu. Shtetet e Bashkuara quhet Shtëpia e Bardhë me presidentin Donald Trump. Modeli Trump po ndryshon botën në drejtimin e “tharjes së moçalit” në elitat qeveritare mashtruese dhe demagogjike, po zgjon dinjitetin dhe sovranitetin e kombeve. Në këtë vijë është vënë politika e vendit tonë përmes protestës popullore të prirë nga opozita. Para dy ditësh lideri i Opozitës tha se “asgjë nuk do të jetë siç ishte”.

Stadi i tretë:

Protestës qytetare në Tiranë po i bashkohen të dhunuarit nga padrejtësia qeveritare. Fillimisht po vijnë banorët e fshatit Zharrës që kishin vënë kokën për të vdekur në një grevë urie para mungesës së shpresës. Protesta është kthyer në shpresë edhe për kategorinë “e humbur”. Kategoritë e tjera që po përkrahin protestën janë nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, dhe një nga një në qytete të tjerë; janë studentët, naftëtarët, minatorët. Pas pak ditësh vendi do të jetë i përfshirë në protestë, përgjithësisht.

Stad i katërt;

Dy anëtarët e koalicionit qeveritar, Rama kryeministër dhe Meta kryetar Kuvendi u përplasën në një “darkë xhenazeje”. Ata e hëngrën darkën në zyrë, ndërsa jashtë zyrës shtrihej çadra si qefin  ku kërkohej “mbarimi i qeverisë”. Kur ra kjo protestë dhe ata u panë, doli se ishin në dy pozicione. Sot kryetari i Kuvendit ka deklaruar se “e respekton” protestën, ndërsa tjetri prej ditësh ka thënë fjalë fyese. Tani është rasti të përcaktohet cili do të mbajë anën e Eruopës së Ardhshme dhe të Amerikës- sepse protesta ka këtë kahje.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments