Kreu i Antimafias italiane: Na mbytët me drogë

Aktualitet

Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti ndodhet në një konferencë për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo vjen pas takimit që dy zyrtarët patën në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për hetimin e çështjeve të përbashkëta
Drejtori i Antimafias Italiane foli për thellimin e bashkëpunimit për të luftuar trafikun e drogës i cili është rritur. Madje është trefishuar prodhimi i drogës
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.

Immagine correlata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *