Basha le pas dere Vlahutin-in

Aktualitet

Kur Knut Fleckenstein, Raportuesi i Parlamentit Evropean për Shqipërinë, u takua këtë javë me Lulzim Bashën, lideri i opozitës, e pranishme ishte edhe një person i padëshuar për opozitën: Ambasadorja Romana Vlahutin, shefe e delegacionit të BE në Shqipëri.

Basha kërkoi që Ambasadorja Vlahutin të mos merrte pjesë në takim, një shmangie nga protokolli për të tilla raste. Lideri i opozitës shqiptare synoi të jepte një shfaqje publike të faktit që Ambasadorja e Bashkimit Evropian nuk gëzon më besimin e opozitës, bëri të ditur një burim i mirëinformuar mbi situatën.

Qëndrimi i opozitës vjen në një moment kritik për demokracinë shqiptare, teksa opozita ka nisur një protestë me kohëzgjatje të papërcaktuar para zyrës së kryeministrit, duke kërkuar dërheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme, në qershor.

Për më tepër, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe figurë dominuese në Partinë Demokratike, tha në një intervistë televizive këtë javë se opozita jo vetëm që nuk ka më besim se Vlahutin do të jetë e paanshme, por tani e sheh atë si një përkrahëse aktive të qeverisë.

Është hera e parë që një përfaqësues i opozitës shqiptare thotë që Ambasadori i BE në Tiranë nuk është person i besueshëm dhe është e qartë që, për Partinë Demokratike, Vlahutin e ka kaluar vijën e kuqe.

Kohët e fundit, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha në një intervistë televizive se ambasadorja e BE i kishte kërkuar arrestimin e politikanëve të rëndësishëm. Një burim diplomatik ka bërë të ditur për Tirana Times se vetë Berisha ishte në krye të listës.

Llalla informoi Presidentin Bujar Nishani, eprorin e tij direkt në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për kërkesën. Nishani, ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, thuhet të ketë telefonuar Vlahutin për t’i kërkuar shpjegime për kërkesën dhe bazat e saj.

Një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike thotë se Vlahutin e ka minuar besueshmërinë e Bashkimit Evropian në Shqipëri duke qenë “një përkrahëse emocionale e qeverisë dhe kryeministrit”, duke shtuar se ky është një opinion publik dhe jo thjesht i opozitës.

Berisha ka bërë publik edhe faktin që aktivistë të njohur socialistë dhe përkrahës të kryeministrit janë punësuar në stafin e Vlahutinit në Tiranë.

Sfondi i Vlahutinit është i pazakontë për një ambasador të Bashkimit Evropian. Shtetase kroate, ajo ka punuar më parë për presidentin e vendit të saj para se të dërgohej në Shqipëri si përfaqësuese e BE, pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013.

Ajo shkaktoi habi në Shqipëri kur tha se Reforma në Drejtësi mund të miratohej edhe pa pjesëmarrjen e opozitës nëse  do të ishte e nevojshme, kur liderët vendas dhe ndërkombëtarë ishin shprehur se konsensusi ishte rruga e vetme.

Vlahutin heshti edhe kur kryeministri deklaroi se kur bëhej fjalë për Reformën në Drejtësi, opozita ishte kundër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe maxhorancës socialiste.

Gjesti publik i kësaj jave nga ana e opozitës për të treguar mosbesimin ndaj shefes së delegacionit të BE në Tiranë vjen në një kohë kur edhe përparimi i vendit drejt anëtarësimit në BE ka ngecur.

Vëzhgues të pavarur kanë arritur në përfundimin se delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i drejtuar nga Ambasadorja Vlahutin,  ashtu si dhe kryeministri, krijuan shpresa të mëdha në publik për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Çështja e hapjes së negociatave u reduktua në miratim për Reformën në Drejtësi në parlament, çka u arrit me votë unanime, ndonëse Rama e Vlahutin thanë të dy se opozita ishte pengesa kryesore.

Megjithatë, ishte një shpresë e kotë. Hapja e negociatave është shtyrë përtej parashikimeve realiste.

Përfaqësuesit e BE në Tiranë neglizhuan një faktor kyç të rëndësishëm për progresin e vendit: zgjedhje të lira e të ndershme dhe përgatitjet për një proces të tillë.

Një tjetër çështje kyç që i ka shkaktuar dëm të madh besimit është kultivimi i marijuanës, tani e përhapur në të gjithë vëmendjen në shkallë industriale, fakt për të cilin opozita thotë se nxitet nga qeveria.

Kryeministri Rama pati një përgjigje interesante përballë këtyre akuzave: Shkoni pyesni ndërkombëtarë.

Përfaqësuesit e BE në Tiranë kanë qenë çuditërisht të heshtur për këtë çështje, ndën`

Një sondazh i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare tregon se shqiptarët kanë pasur shumë besim te Bashkimi evropian dhe përkrahja për integrim në BE është thuajse unanime.

Megjithatë, teksa vendi i është drejtuar një tjetër krize politike, mungesa e besimit të opozitës kundrejt delegacionit të BE mund të minojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe aftësinë e tij për të zgjidhur kriza të ardhshme.

Marrë nga Tirana Time

Risultati immagini per vlahutin