Zoran Zaev takon Ali Ahmetin për Qeverinë

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë, kryetarin e Lidhjes Social-demokrate, Zoran Zaev për të diskutuar lidhur me marrëveshjen eventuale mes dy partive për forminin e qeverisë së re të Maqedonisë. Detaje nga ky takim nuk ende nuk janë dhënë, por siç bëhet e ditur Ahmeti dhe Zaev janë përqëndruar jo vetëm në çështjen e draft-ligjin për gjuhën shqipe, që tani është në fazën fianle, por edhe për modalitetet e funksionimit të qeverisë së re, si dhe dhënien e nënshkrimeve të nevojshme kreut social-demokrat për marrjen e mandatitit nga presidenti Gjorgje Ivanov për formimin e qeverisë. Zaev do të mandatohet vetëm nëse dy partitë arrijnë marrëveshje koalicionimi së bashku edhe me partinë tjeter Aleanca për Shqiptarët, pa të cilën BDI dhe LSDM nuk kanë 61 deputetë, aq sa duhet për tu miratuar qeveria e re. Para takimit Ahmet- Zaev është zhvlluar një takim mes LSDM dhe Aleancës për Shqiptarët, por edhe nga ky takim nuk janë dhënë detaje. Bisedimet mes tyre kanë nisur pas dështimit të VMRO-së së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re. BDI-ja në koalicion me VMRO-në ka qenë në dhjetë vitet e fundit.VMRO-ja ka kundërshtuar bisedimet mes BDI-së dhe LSDM-së duke bërë thirrje për formimin e qeverisë nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, që nënkupton mes partisë së tij VMRO dhe BDI-së. VMRO në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka fituar 51deputet, LSDM-ja 49, BDI-ja 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2 deputet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author