Kreshnik Osmani: A eshte Vettingu i Lu-së dhe çadra e z. Trump?!

0

Kam heshtur keto kater dite sepse me duhet te kuptoj ç’po ndodh me çadren e Opozites. Nuk do te ishte serioze dhe e drejte qe te mbaj qendrim pa kuptuar sepse do te quhesha militant e une militant nuk jam. Ne parim kemi mbeshtetur te gjithe protesten sepse eshte e vetmja menyre per te shkundur qeverine, por detajet duhen studjuar e analizuar me kujdes, si e vetmja menyre per te lexuar sakte grafinë e protestes dhe per t’i bere nje “scaner” aksionit opozitar.

Ka disa marka opinionberesish te cilet sponsorizohen fuqimisht prej dy kampeve respektive dhe secili prej tyre perpiqet te perpunoje trute e mases sipas interesit te kampit qe perfaqeson. Le te behemi pak me objektive dhe te shohim pertej ketyre dy paleve sepse sa me shume te çlirohemi prej militantizmit aq me te lehte e kemi per te kuptuar te verteten.

Kemi nje pale kalemxhinjsh te cilet i meshojne idese se gjithçka ndodh eshte nje perpjekje per te ndaluar Vettingun dhe Reformen ne Drejtesi qe te mos shkoje Saliu dhe Iliri ne burg. Kjo eshte teza qe artikulohet prej oborrtareve te qeverise. Ketu hyjne ne loje edhe kllounet te cilet perpiqen ti hedhin kesaj gjelle “erezat” emocionale duke e lidhur situaten me Ameriken dhe me Perendimin dhe se po na prishin me ta.

Kjo teze sado aromatike dhe emocionale qe te tingelloje bie menjehere per nje arsye shume te thjeshte. Te gjithe shqiptaret e dine se hajdute ne kete vend jane te gjithe. Nuk ka ketu virgjeresha dhe prostituta. Te gjithe jane bere miiardere pasi kane hyre ne politike pa nje kacidhe ne xhep dhe me fustane basme dhe sot nuk dine as vete sa para kane. Kete e dine te gjithe. Edhe ata qe shkojne tek çadra edhe ata qe nuk shkojne. Shqiptaret e dine qe te gjithe keta, po te gjithe ama, majtas dhe dhathtas, jane hajdute me çizme qe kane vjedhur shume. Per kete nuk nevojitet asnje prove sepse jane te gjithe te bindur. Nuk mund te tallemi me njerezit t’u themi qe Saliu dhe Iliri jane imorale dhe se Edit nuk ia ka puthur buzen askush tjeter perveç teta Anetes (mamit te vet). As e kunderta nuk qendron.

Teza e kampit opozitar eshte se me kete qeveri nuk shkohet ne zgjedhje pasi ata nuk garantojne dot zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kjo teze qendron drejt diku dhe çalon diku tjeter. Qendron kur thone se zgjedhjet do te vidhen dhe se do te blihen. Pa diskutim qe po. Zgjedhjet jane te blera me kaq shume miliarda te vjedhura prej Qeverise dhe hashashit. Kete Berisha e di mire sepse ka qene vete ne pushtet dhe ai i njeh me mire se cdokush tjeter si vidhen votat dhe si paralizohet kundershtari. Nuk mundet Rama t’i thote Berishes eja baba te te tregoj arat. Berisha e di mire se Lulja qe ai ka mbjelle tek baçja e PD-se nuk mund ta perballoje dot furtunen e mazhorances me 18 Qershorit dhe hyrja ne zgjedhje ne keto kushte do te ishte shpartallim i PD dhe delegjitimimi i saj si partia me e madhe opozitare. Kjo do te shenonte edhe fundin e saj. Saliu nuk mund ta lejoje kete per njemije arsye. Te pakten per aq kohe sa si eshte gjalle. Kjo teze çalon ne nje aspekt tjeter. Nese te gjitha problemet do te zgjidhen me forcen e rruges dhe te revolucionit demokratik duke shmangur dialogun politik dhe institucionet demokratike kemi krijuar nje precedent te rrezikshem. Kater muaj para zgjedhjeve opozita e ardhshme del ne shesh, nderton nje çader dhe kerkon te njejten gje. Te largohet Qeveria e zgjedhur me vote nepermjet rruges sepse do te vjedhe votat. Edhe ne kete rast kemi hyre ne nje rreth te ferrit dhe ne nje spirale te rrezikshme qe na çon drejt te panjohures.

Atehere cfare po ndodh ekzaktesisht?! Cilat jane qellimet e verteta te çadres?!

Sipas mendimit tim ketu kemi disa skenare qe na presin?!

1- Opozita po forcon pozitat e Metes tek Rama duke e vene ate ne veshtiresi me shpresen qe ai t’i bashkohet opozites pas zgjedhjeve. Pervec kesaj shtrengon radhet e veta dhe mobilizon anetaresine e partise perpara zgjedhjeve.

2- Opozita rrit artificialisht kredencialet e Metes ne popull duke e paraqitur ate si shpetimtar, nese Meta per hir te popullit dhe revoltes se tij del nga Qeveria. Iliri ka nevoje per nje “dush” te tille sepse nuk e ka te lehte te shkoje i vetem ne zgjedhje me kauze opozitare sepse ka tete vite ne pushtet, nje here djathtas nje here majtas.

3- Opozita po i ngre nje kurth te fshehte Edit dhe Ilirit, duke u paraqitur ne pamje te pare si flirtuese me Meten por ne thelb ajo eshte vetem duke magazinuar tek depot e kredencialeve te saj te gjithe zemeraten popullore prej qeverisjes Rama-Meta. Ne rast te heshtjes se Metes deri ne fund (edhe pas lutjeve te Dules se Greqise edhe pas letres se Gonit te Shijakut) e gjithe revolta popullore mund te kaloje tek depot elektorale te PD dhe kete, ustai i madh i opozites Berisha, di mire si ta perdore. Ai eshte mjeshter i ketyre situatave. Ai tha mbreme ne nje studio televizive se askush nuk mund ta parashikoje nje revolucion. Ky ishte ne fakt nje kercenim i vertete dhe aspak nje bllof. Ai mund te kete menduar qe t’i rrezoje te dy bashke. Zemerata dhe zhgenjimi ne popull jane te medha dhe nuk dihet si mund te zhvillohen.

4- Opozita po pret sinjale prej asministrates Trump duke nderkombetarizuar sa me shume çeshtjen e saj. Fakti qe ambasadori Lu po gezon prej Shtepise se Bardhe te njejten mbeshtetje njelloj si ne kohen e Obames, shkakton nje lloj konfuzioni, frike dhe pasigurie tek radhet e opozites sikurse mund te jete nje tregues se Amerika ne politiken e jashtme ne raport me Ballkanin ka te njejtin kurs, edhe me ardhjen e Trump. Pra nuk eshte e interesuar te kete rotacione politike te sforcuara. Nese ndodhin natyrshem mirese te vijne. Nese vjen qofte dhe nje sinjal i vetem nga Administrata Trump, ia hengren gurmazin Rames per tre dite. Por, amerikanet deri tani po tregojne qarte se kane dosje me te nxehta dhe prioritete me te medha se Ballkani ne agjenden e tyre te jashme edhe pse ata nuk pertojne te luajne me shume se nje loje njekohesisht.

5- Gjithçka varet nga menyra sesi Rama do ta administroje lojen qe ka ne tryeze. Nese vepron me arrogance do te humbase gjithçka sepse kjo eshte arsyeja perse po provokohet fort dhe nese vepron me mençuri do te minimizoje humbjet. Njerezve u ka ardhur qumeshti i nenes ne maje te hundes dhe nese shohin arrogance prej qeverise, ne ditet ne vijim e ke te gjithe Shqiperine ne shesh. Rreziku i kesaj eshte se Opozita nuk do te detyrohet aspak te reflektoje dhe te largoje disa fytyra te ndyra prej çadres dhe listave te deputeteve. Ne kete rast Rama do te shkaterroje te vetet dhe popullin qe pret nje opozite ndryshe!

Se çfare do te bejne amerikanet dhe si do te sillen europianet me gjendjen e krijuar ne Shqiperi, duhet ta themi hapur. Kjo nuk kuptohet tek çadra. As tek emisionet shqiptare me analiste e parashutiste. Duhet kuptuar diçka prej kancelarive jashtë!
Nje gje eshte e sigurte. As Rama, as Berisha e as Meta nuk kane me shume kohe ne dispozicion. Neveria e shqiptareve mund te shpertheje nga çasti ne çast dhe askush nuk mund te flase me siguri se si mund te marrë!

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author