Kombëtarja shqiptare me uniformat të reja

Shoqëria Italia e prodhimit të veshjeve sportive Macron, ka prezantuar së fundmi uniformën e re të Kombëtares shqiptare për vitin 2017.

Kjo shoqëri e lindur më vitin 1971 e me seli në rajonin e Emilia Romanjës, prej 2001 është sponsor teknik në sektorin e futbollit profesionist duke furnizuar skuadra si Lazio, Bolonja e duke u shndërruar gjatë viteve në një markë të sukseshme  në nivel botëror. Sot rreth 300 klube sportive në  8 disiplina të ndryshme e nga 40 vende kanë sponsor zyrtar Macron.

Pas suksesit të vitit 2016 me uniformat e kombëtares shqiptare në Kampionin Europian, Macron e Federata shqiptare kanë rinovuar këtë bashkëpunim duke prezantuar uniformat e reja të bazuar në përdorimin e një teknologjie të lartë prodhimi, e në respektimin e traditës e historisë së skuadrës shqiptare.

Uniformat e reja quhen “Home” e është një homazh i ngjyrave të flamurit kombëtar shqiptar.

Ngjyra dominuese e uniformës është  e kuqja ndërsa bordi i jakës në stilin korean dhe i mëngëve janë në ngjyrë të zezë. Një element mjaft i vecantë i kësaj uniforme të re është dizenjo i rombeve që veshin bluzën, sfumaturat e të cilëve krijojnë idenë e puplave të shqiponjës, simbol i flamurit shqiptar.

Interesant është dhe zgjedhja grafike që është ideuar për stemën e kombëtares në anën e djathtë të uniformës. Në të 3 uniformat, sfondi i kësaj steme ka të njëjtën ngjyrë me ngjyrën kryesore të bluzës.

Uniforma e re e kombëtares shqiptare do të debutoj për herë të parë e zyrtarisht pikërisht në Itali në ndeshjen e ardhshme mes Italisë e Shqipërisë e që do të zhvillohet me  24 mars në qytetin e Palermos.