Çfarë ndodh me trurin pas një ndarje në çift

Shendet

Gjatë ndarjes, truri pëson një veprim i cili ua kujton dashurinë.

Neuroshkencëtarja Dr. Lucy Brown tregoi për Bustle rreth eksperimentit të saj të kryer më 2010, në të cilin ekipi i saj shikoi trurin e njerëzve të ndarë kohët e fundit, me ndihmën e një makine MRI.

Pjesëmarrësve iu treguan fotografi të ish-partnerëve të tyre, dhe reagimi i trurit në çdo foto u krahasua më pas. Brown gjeti se fotografitë e ish-partnerëve të tyre aktivizuan të njëjtat regjione të trurit që stimulohen kur dikush e lë kokainën. Me fjalë të tjera, ajo ra në përfundim se, dashuria është një drogë dhe është e vështirë që ta lësh.

Kur marrëdhënia merr fund, ekziston një pjesë në tru që e mban dashurinë ende gjallë.