Shoqata e Arkitektëve: mbroni godinat historike

0

Përmes një letre publike, Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë, ka shprehur me forcë shqetësimin e saj mbi dukurinë e transformimeve radikale të prezencave arkitektonike me vlera të veçanta në Shqipëri, të cilat janë të ndërtuara në kohë të ndryshme. Shkas për “thirrjet urgjente”, të adresuara prej saj ndaj faktorëve të ndryshëm, u bë nga lajmi se “Ishshkolla e partisë”, do të restaurohet në mënyrë neoklasike. Ka ardhur koha për një shkundje të fortë, jo vetëm shtetërore, institucionale-administrative, por edhe një ndërgjegjësim kulturor gjithëpërfshirës për nxjerrjen në pah, rivlerësimin dhe futjen e tyre në fondin e veprave të trashëgimisë kulturore. “I bëjmë thirrje urgjente Ministrisë së Kulturës që të nisë një proces njohjeje, studimi dhe promovimi të kësaj arkitekture dhe kur duhet, restaurim integral të saj.

I bëjmë thirrje urgjente, gjithashtu, të gjitha bashkive apo komunave, të mbrojnë dhe të përfshijnë si pjesë historike në planet e tyre rregulluese, të gjitha këto godina dhe hapësirën përreth tyre. Ftojmë të gjithë arkitektët, të pasionuarit e arkitekturës dhe qytetarë të ndryshëm, të mbrojnë sa më shumë kryeveprat e arkitektëve shqiptarë, si pjesë e identitetit të fortë të qyteteve tona, siç ndodhi edhe me denoncimin e transformimit të godinës së “Ish-Shkollës së Partisë”, shkruhet në reagimin publi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author