Grabitet një agjensi e transferimit të parave në Fushë-Krujë

Aktualitet

Një agjenci e transferimit të parave është grabitur nën kërcënimin e një pistolete. Mësohet se grabitësi me kapuçin e xhupit në kokë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë rreth 200 mijë lekë të reja. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorit të grabitjes së kësaj agjencie të transferimit të parave në pronësi të N.A 42 vjeç, banues në Krujë dhe shitëse shtetësia J.K  23 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që kjo agjenci bëhet pre e grabitjeve.