Basha: Protesta do shtrihet në gjithë Shqipërinë

Aktualitet

Në ditën e katërt të protestës Lulzim Basha u shfaq më i vendosur. Ai tha se ajo të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe se asgjë s’do të jetë më si më parë.

“Nuk ka detyrë më të madhe se ta shtrijmë protestën anembanë Shqipërisë.  Asgjë nuk do të jetë meë si më parë, deri sa zëri i shqiptarëve për zgjedhje të lira të degjohet dhe vullneti i tyre të respektohet. Ky kryeministër i ka dorëzuar çelësat e pasurisë oligarkëve. Ta rrëzojnë këtë qeveri, si garancia e vetme që mos të rrëzojë të vetmin institucion që e mban vendin në këmbë, zgjedhjet e lira. Të qëndrojmë këtu sa të largojmë qeverinë dhe t’i japim zgjidhjen që meritojnë shqiptarët”, deklaroi Basha.