Vlorë: 3 grabitje me armë brenda 24 orësh

Aktualitet

Dy grabitje me armë kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa një tjetër ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Burime nga policia thanë se ngjarja a parë ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë një pikë karburanti.

Ata i kanë marrë rojës një shumë prej 8 mijë lekësh dhe më pas janë larguar.

Ndërkaq dy grabitje të tjera kanë ndodhur brenda 1 ore mëngjesin e sotëm, ky në të dyja ngjarjet kanë qenë dy persona të maskuar dhe me armë që u kanë marrë lekët e xhiros punonjësve të karburanteve.

Kështu në orën 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën “Transballkanike” dy persona të maskuar dhe me armë në dorë kanë grabitur një karburant. Burime nga policia u shprehën se grabitësit i kanë marrë rojës shumën prej 15 mijë lekës dhe më pas janë larguar.

Por sapo ka kaluar 1 orë pas grabitjes së parë, ka ndodhur edhe grabitja e dytë. Po dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një karburant, ku kanë marrë një shumë prej 5 mijë lekësh.

Këtë herë grabitja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës