Tifozët e Tiranës kolazh për Erion Braçen. Video

Tifozët e Tiranës nuk do të jenë në stadium për derbin e sotëm. Por koret e tyre nuk do të mungojnë për një prej tifozëve më të zjarrtë të kampit kundërshtar. “Tirona Tifo Forum” ka përgatitur një kolazh për tifozin Erjon Braçe, deputet i PS. Në përbërje janë të gjitha koret që ata i kanë dedikuar tifozit të kuq.  “Nese ka ndonje pishmonllik qe s’do jena sot ne stadium, nji nga ato eshte qe s’do ja knojme dot kongen. Qe mos merzitej e ti ngelej hatri, i kemi pergatit nji kolazh. Ne 4:30 takohemi tek Xhomlliku”, shkruhet në postmin e “Tirona Tifo Forum” që shoqëron videon.