Qytetari nxjerr bllof Veliajn për cilësinë e urbanëve

Aktualitet

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar linjën e transportit urban Institut – Ish Uzina e Autotraktorëve, ku është shprehur se nga zgjatja e linjës janë dyfishuar autobusët dhe është rritur cilësia e shërbimit.

“Jam shumë i lumtur që sot mbajtëm edhe një premtim tjetër” ka thënë Veliaj.

Por a është ky realiteti i Tiranë? Një qytetar dërgon në faqën tonë facebook, “Gazeta Standard” një foto nga një linë e Tiranës, ku tavani i autobusit mbahet i ngjitur  me ngjitës silikon.

Qytetari tregon se përshkak të rëndesës dhe lagështisë nga shiu tavani nuk ka mundur të mbajë dhe ka rënë mbi kokat e qytetarëve.

‘ Kjo ëhstë cilësia e vërtetë e urbanëve të Tiranës dhe jo ajo që Veliaj nxjerr në foto. Këta nuk kanë fare turp, duan të na shesin sapunin për djathë. Po pse kaq budallenj jemi ne sa mos na shohin sytë, shkruan qytetari i revoltuar.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *