Ndoka Ramës: Burre shteti mbetesh edhe kur di te largohesh si burre!

Politike

Nard Ndoka, i cili është pjesë e partive opozitare shqiptare, ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën që është në ditën e dytë të saj. Kreu i PDK sfidon Ramën duke i thënë se burrë shteti mbetesh edhe kur di të tërhiqesh.

Ja statusi i deputetit Nard Ndoka:

Opozita e ngriti kauzen popullore dhe nderkombetare.
Rama po mendohet, i friksuar, në dilemë, i paperqendruar dhe shumë i trembur.
Meta po hesht per te folur!

Tashme loja është e hapur, e drejteperdrejte dhe transparente, me shumë se kaq ky vend nuk kishte parë ne keto vite pluralizem.

Opozita nuk ka rruge tjeter, as kthim prapa, zgjedhje me standarde me qeveri teknike.

Pa plotesuar kete kerkese tashme te panegociueshme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe.

Rama është kapur “shah mat”, por ka edhe dy levizje akoma te detyruara ose te percaktuara.
Sa me shpejt, me mirë per te dhe per vendin!

Meta lojtar krizash, i shquar per vendimarrje te forta, por i pa orientuar akoma me realitetin e ri, po pret nese Rama po bie vete, po e rrezon opozita, apo po mendohet ti heqe “tullen e fundit”.
Meta gjithmone i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, sot koha nuk pret!

Opozita ka fituar terren, qetesine, mbeshtetjen, garancite dhe padiskutim ka kaluar në epersi te dukshme politike dhe popullore.

Rama ka humbur drejtimin dhe rrugen e duhur, renia është e pashmangeshme.

Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.

Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur di te largohesh si burre!