Aktualitet

Malltezi: Pas 26 vitesh janë bijtë e atyre që burgosën e vranë njerëz për fjalën e gojës

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka folur në një lidhje direkte për ‘News24’ nga çadra e ngritur nga opozita përballë Kryeminstrisë. Malltezi tha se qeveria ka hyrë në rekordin Gunies për mosmbajtjen e premtimeve, ndërsa në protestë u bashkuan edhe qytetarë socialistë. Si ish dhjetorist, Malltezi ka komentuar edhe ndryshimin mes protestës së atëhershme dhe asaj të sotme.

“I vetmi ndryshim ka të bëjë me formën e regjimit, sepse atëherë ishte e sanksionuar në kushtetutë ndërsa sot jo. Pas 26 vitesh janë bijtë e atyre që burgosën e vranë njerëz për fjalën e gojës. Shumë më tepër se opozita, lajmi kryesor nuk ishte protesta, por bashkimi me protestën e opozitës duke përfshirë dhe qytetarë nga partia socialiste. Zakonisht qeveritë premtojnë shumë dhe realizojnë pak, por kjo qeveri ka hyrë në rekordin Guines për mosmbajtjen e premtimeve. Për fat të keq PD shpesh i merr gjërat shumë spontanisht”- tha Malltezi.

Malltezi: Protesta e sotme, e njëjtë me protestat e vitit 1991

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?