Fatmir Merkoçi: Gëzuar 20 shkurtin
Njëri nga protoganistet e asaj dite dhe qe ka udhehequr levizjen e 20 shkurtit drejt shembjes se bustit te diktatorit, ka uruar sot ne profilin e tij ne facebook te gjithe ata qe moren pjese ne shkuljen bustit te njeriut me te poshter te shqiperise. Me tej ai publikon edhe nje foto te asaj dite ku shfaqet ne krahet e shokeve te tij i plagosur nga policia. Ja se çfare shkruan me tej Fatmiri ne profilin e tij :
-20 shkurt 1991. Festa Kombëtare e popullit Shqiptar. Sot, uroj popullin tim dhe veçanërisht popullin e Tiranës , të cilin e udhëhoqa atë ditë dhe që arritëm të shkulim diktatorin por më shum frikën karshi shtetit diktatorial.
Gëzuar vëllezër e motra që ju bashkuat thirrjes së Sindikatës së Pavarur të cilën sapo e kishim krijuar. E cila u bë forca e juaj reale në vazhdim, deri në rrëzimin e qeveris së fundit komuniste të Fatos Nanos. Ne treguam se sindikalizmi është streha e vetme e popullit dhe aty realizohet çdo qëllim kundër çdo qeverie. GËZUAR.
Kujdes spiunët
ps. këto foto jan bërë atë ditë nga Ali Begeja.