E gjithë Tirana e mbushur me kioska dhe administratorë për zgjedhje dhe vota.

0

Te gjithe e kemi pare se si me nje shpejtesi rrufe e gjithe Tirana po mbushet me kioska. Pothuaj ne cdo 300 m, pa perfshire ketu ngritjen e tyre neper pallate, ka nga nje kioske.

Ky vrull”punesimi” i Erion Veliajt ka vetem nje qellim: punesimin e nje pjestari per cdo familje te majte duke i pasur te sigurt edhe votat e marra prej tyre familjarisht. Dihet tashme qe tenderin e ngritjes se kioskave ne Tirane e ka fituar miliardierja e shumices se tenderave te Bashkise dhe Qeverise, Vilma Nushi.

Nga ana tjeter keto kioska do bejne edhe xhiron kryesore te cigareve, monopol te cilin prej vitesh e mban Nushi.

Tjeter djallezi e Veliajt ne shkembim te marrjes se votes, eshte edhe vendosja e nje administratori per cdo pallat. Ironia ketu qendron ne faktin se ky administrator do paguhet serish nga banoret, por kesaj here ky tip administratori do kete nje “matrikull” te varur nga Bashkia dhe te regjistruar ne borderot e saj. Administratoret do jene ata qe do japin informacion se kush familje voton majtas, kush djathtas, kush eshte i lekundur dhe kush eshte emigrant. Me marrjen e ketyre informacioneve, kordinatoret e PS do fillojne takimet, blerjet dhe shantazhet ndaj banoreve te ekspozuar nga administratoret.

Jane pothuaj 5000 administratore dhe me nje llogaritje te thjeshte, shumezo per nga tre pjestare ne familje bejne 15000 vota te sigurta. Shto ketu edhe numrin e madh te kioskave te te punesuarve.

Te djallezuarit jane vene ne levizje. Eshte koha e “grabitjes” te cdo vote!

 

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author