Basha: Mbaje Saimir Tahirin për vete, zgjidhja është largimi yt dhe i qeverisë tënde.

Aktualitet

Lulzim Basha ka shkruar serish prane çadres ku qendrojne protesutuesit dhe kesaj radhe me nje arsye me teper. Sot eshte 26 vjetori i shembjes se bustit te diktatorit. Pasi mori fjalen perballe protestuesve, Basha tha:

Fati merret në dorë kur vota e çdo qytetari lexohet ashtu siç është hedhur. A ka njeri që beson se ky kryeministër dhe kjo qeveri do të organizojnë zgjedhje të lira? Se kjo qeveri që e ka lidhur fatin e vet politik dhe shumë raste ehe personal, do të organizojnë zgjedhje të lira?

Ne duam që qeveria e re të dalë si vullnet I votës së shqiptarëve. Ne I shteruam të gjitha mundësitë. Një vit me parë ne kërkuam votimin dhe numërimin elektronik, ligjin e demrkiminalizimi dhe lirinë e medias  dhe do të shkonim në zgjedhje edhe me këtë qeveri. Këta e zvarritën sepse mendonin dhe mendojmë se zgjedhjet e 18 qershorit do ti trajtojnë si nëj fasadë për tio hedhur hi syve të botës.

Këta në një vit premtuan e mashtruan dhe nuk e mbajtën fjalën. Tani nuk kanë përballë vetëm opozitën por një popull të tërë që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe prêt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama Ik!

PD ka marrë një vendim dje në përputhje me zërin tuaj. PD me grupin e sa parlament do të zhvillojnë aktivitetin parlamentin të vërtetë këtu në sheshin lirisë me qytetarët. Ta harrojnë se mund të përdorin të njëjtat truke si paraardhësit e tyre.

Sot kanë afruar nga mediat e tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peng i bandave. Pra, kërkojnë që të pranojmë zgjedhje të prishura. Mbaje Saimir Tahirin për vete, zgjidhja është largimi yt dhe I qeverisë tënde.

Dëgjoje zërin e qytetarëve. Hapi rrugën qeverisë teknike dhe në ta mban dil të ndeshemi e shih se kush fiton.

Nga përballja e PD me opozitën nuk shpëton dot.