Arian Galdini: Meqe sot eshte 20 shkurti.

Aktualitet

E duke qene se une perseri edhe sot jam ne sheshin e protestes.

Kur kam qene student e kam bere edhe une greven time te urise.

Gjithe jeten time kam qene qytetar qe nuk i jam shmangur per asnje cast sheshit te protestes qytetare.
Asnjehere nuk kam protestuar per te kapur ndonje gje.

Jo se nuk e kam pasion politiken. Por sepse e kam pasion politiken, gjithcka qe e bej per politiken dhe qytetarine e bej plot pasterti e dliresi.

Ja ku jam sot. Kur ish student protestoja. Sot 42 vjecar, jam ne auditore si Pedagog.

Kurre asnje dite, asnje dite, nuk jam paguar as nga politika, as nga partite, e as nga taksapaguesit shqiptare.

Jeten time e kam siguruar me zotesi, mund, sakrifica, ndershmeri, integritet dhe merite.

Ndaj kushdo qe do te me beje pis mua, apo protesten time, le ti shohe keto foto. Le te shohe e kujtoje ckam bere une ne keto 25 – 26 vite.

Kam protestuar e ngritur zerin gjithmone per te drejtat e mia, te qytetareve te mij, per vendin tone.
Kurre nuk kam menduar qe te jetoj nga politika.
Nuk kam nevoje as oer parti, e as per politike, e as per protesta per te kapur ndonje gje.
E perseris dhe e riperseris. Nuk me plas fare per politike e parti, nese behet fjale per perfitim.

Jam Pedagog dhe me politike merem sepse dua te jap kontributin tim publik qe ti dhuroj tim biri nje atdhe me te mire.

Mjaft me, me gjykime e paragjykime, e me futje te te gjitheve ne te njejtin thes.
Mjaft.

Qetesohuni. Une nuk do te perfitoj asgje as nga LDE, as nga PD, as nga politika e as nga Protesta. Qetesohuni.
Nuk do te jem as ne listen e PD e ne asnje Liste perfitimi te asnje Partie. Do te refuzoj, e po refuzoj ketu, sot e gjithmone publikisht, cdo liste perfitimi. Do te refuzoj, e refuzoj te jem ne listen e PD edhe nese me ofrohet. Keshtu qe qetesohuni. Beni paqe me veten.

Do te jem gjithmone njeriu, qytetari, pedagogu, aktivisti civil dhe politikani, qe gjithcka qe ben e ben per pasion.

Jam Pedagog dhe prind i lumtur.

Dua ta shoh Davidin tim ne sy pastertisht e te mos me vije turp nga vetja, prandaj jam ky qe jam.
Dua tia bej Shqiperine, nje atdhe me te mire Davidit tim, prandaj jam ky qe jam.
Nuk e bej per vete. E bej per Davidin tim.

Pike.

Fotografia e Arian Galdini
Fotografia e Arian Galdini
Fotografia e Arian Galdini