Aktualitet

Kërcënohen pronarët e autobuzëve të Beratit që transportojne protestues drejt Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike në Berat, Gazmend Azizi, ka denoncuar ditën e sotme publikisht se pronarët e autobusëve që do niseshin drejt Tiranës me qytetarë që do i bashkoheshin protestës së opozitës, janë kërcënuar.

Referuar kreut të PD-së, pas këtyre kërcënimeve, pronarët e autobusëve nuk janë nisur drejt kryeqytetit. Më tej, Azizi, ka bërë me dije se nga Berati janë nisur 6 autobusë dhe 50 makina. Ndërsa, nga Kuçova janë nisur 3 autobusë.

Mësohet se dhjetra mjete të tjera me protestues janë nisur që në orët e para të ditës së sotme nga rrethet e tjera të vendit, që pritet t’i bashkohen tubimit të sotëm që nis në orën 12:00.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?