I kapin 1ton drogë në doganën Greke, shoferi ia fut vrapit drejt doganës shqiptare

Mediat greke shkruajnë se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi dje në kufirin grek me shoferin e një kamioni shqiptar që hyri në Kakavijë ngarkuar me një ton hashash.

Kamioni e kaloi me lehtësi doganën shqiptare dhe kur hyri në kufi, Policia greke dhe Dogana i kërkuan shoferit që të parkonte në një vend të veçantë për ta kontrolluar me një dedektor dhe me qen antidrogë.

Shoferi fillimisht u tregua i disiplinuar për të bërë atë që iu kërkua nga autoritetet greke dhe pastaj zbriti nga kamioni. Mirëpo, në çastin kur po niste kontrolli, ai befas u dha këmbëve dhe ia kërciti vrapit drejt kufirit shqiptar. U arratis!

Policia greke dhe dogana zbuluan një dhomë të fshehtë në kamion ku ai kishte futur 1 ton kanabis, sasia më e madhe që ishte futur ndonjëhërë nga Kakavija dhe natyrisht në duar ka vetëm dokumentat e kamionistit shqiptar, për të vijuar hetimet./Syri.net

'Një ton hashash... dhe ia kërciti vrapit për në Shqipëri!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments