Basha: Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë

Politike

Lulzim Basha i ftoi protestuesit të qëndrojnë në shesh derisa kjo qeveri të largohet sepse sipas tij me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë një herë e mirë zgjedhje të lira e të nderhshme. Nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë,
Unë do qëndroj në shesh ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme që vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.Ju ftojmë të gjithëvë të qëndrojmë së bashku këtu në shesh të realizojmë së bashku zgjedhje të lira përmes largimit të kësaj qeverie dhe shpalljes së një qeverie teknike. Ky është vendimi im. Ne ngrihemi bashkë ne fitojmë bashkë. Shqipëria fiton me ne”
, tha Basha para protestuesve.

Ndër të tjera gjatë fjalimit ai u shpreh se me protestën e sotme nis rrugëtimi drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë cdo shqiptar.

“Jemi mbledhur per të dhënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilin ka nevojë çdo shqiptar.
Do bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka. Zgjedhje të njollosura nuk do ti pranojmë”.  Kjo qeveri palaçosh ka dështuar. Kjo maxhorancë është një dështim total. Ju e vuani këtë. Ky kryeministër është turpi i vendit. A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë. Të ngrihemi bashkë për të shporrur qeverinë e klrimit dhe korrupsionit.
Bashkë për një qeveri tjetër të njerëzve”, u shpreh kreu i opozitës.

FOTO/ Protestuesit ulen këmbëkryq, nis ngritja e çadrave përpara Kryeministrisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *