Arrestohet nga policia grabitësi i parave të bankës, Admir Çerpja

Aktualitet

Njëri nga grabitësit që është në kërkim për grabitjen e parave të bankës, Admir (Jetmir) Çerpja është arrestuar nga policia gjatë një operacioni të gjerë.

Syri.net ka mësuar nga burime policore se Çerpja u kap gjatë kontrolleve në zonën e Dibrës. Ai do të transportohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërkohë, në kërkim vazhdon të jetë grabitësit tjetër që është edhe kreu i bandës së grabitësve, Admir Murataj.

Në pranga për grabitjet e bujshme të parave të bankave që transportoheshin me makina blind drejt aeroportit të Rinasit, janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa. Vetëm ky i fundit nuk ka pranuar autorësinë, ndërsa prokuroria ka zbërthyer edhe rolet e tyre në grabitje.

Arrestohet grabitësi i shumëkërkuar i parave të bankës, Admir Çerpja