Arian Galdini: Protesta jone eshte Fuqia jone. Rezistenca jone qytetare eshte fitorja jone.

Aktualitet

Eshte normale qe populli te jete i ndare nese e sheh apo jo veten si protestues.
Por eshte krejt anormale qe te kete njerez qe ndarjen e tyre me protesten e bejne sepse bejne krahasimin mes lidereve politike te paleve ne Qeveri dhe atyre ne Opozite.

E dini pse?

Sepse institucioni i Protestes eshte i vetmi institucion qe kane qytetaret.
Ndersa lideret politike u qendrojne perballe si Pushtetare, apo u qendrojne ne balle si Opozitare, sepse ata jane njerezit qe zgjedhim ne.

Te ndahemi me protesten pse jemi me aksh politikan qe e kemi zgjedhur se na duket me i mire se ai tjetri qe nuk e kemi zgjedhur, apo me keq akoma e kemi votuar kunder, mua me duket si cilesi e dobet qytetare.

Protesta eshte e jona. Eshte e qytetareve, pavaresisht kush i ri perballe apo ne balle.

Kur ne qytetaret jemi aty, fuqia eshte e jona.
Kur ne qytetaret jemi aty, edhe te ligjte perballe edhe atavne balle i tremben fuqise sone.

Te mos heqim dore nga fuqia jone, pse kemi zgjedhur me voten tone.
Me vote japim pushtet. Me protesten tone mbrojme fuqine per tu kerkuar llogari pushteteve.
Nese vota qe kemi dhene kthehet ne pushtet kunder nesh, atehere e vetmja mundesi qe kemi per te mbrojtur te drejtat, lirite, dinjitetin dhe shanset tona eshte Protesta.
Sot ka Proteste.
E ka thirrur Opozita?
Po.
Ju kane thirrur edhe dje te tjere faktore. Ju kane thirrur aktiviste civile, qytetare, njerez publike, e ju gjithmone keni gjetur nje arsye pse nuk duhet tu bashkoheshit atyre thirrjeve per proteste.

Sot ju ka thirrur Opozita.
Opozita ka fuqine organizative qe numerikisht te kete shume njerez aty.
Te behemi qytetare te mire. Te shkojme ne Proteste per te deshmuar se ne qytetaret nuk heqim dore nga institucioni yne i Protestes.

Une do te jem aty, jo si Opozitar, jo si Kryetar Partie, por si qytetar.
Une do te jem aty si njeri nder ju.

Protesta jone eshte Fuqia jone.
Rezistenca jone qytetare eshte fitorja jone.